Prej disa ditësh Keisi është parë e largët me Kristin, por nuk e kishte shprehur fiks çfarë kishte. Duket se romanca mes tyre po merr fund ende pa nisur mirë, por nuk dihen arsyet e vërteta.
Duke bërë xhiro rreth pishinës, Keisi ka folur me Antonetën për marrëdhënien që ka me Kristin. Ajo ka thënë që ka një pëlqim për Kristin, por nuk është e dashuruar.
Keisi është shprehur se banorët kanë ndikuar që njohja e saj me Kristin të ecë shumë më shpejt seç duhet. Sipas saj nëse gjërat nxitohen kanë një fund të shpejt.
Më pas, Kejsi ka folur hapur edhe me Oltën dhe i ka treguar gjithçka. Keisi mendon se është nxituar me Kristin dhe se ardhja e Sabianit i ka hapur sytë. Në momentin kur ai i ka thënë se nuk beson se mes tyre ka dashuri të vërtetë ajo ka kuptuar gjithçka.
Në një moment tjetër gjatë bisedës Keisi i ka thënë Oltës se ajo bezdiset nga disa prekje të Kristit dhe mendon se ai nuk e respekton sa duhet dhe nuk bën për të sa bën ajo. Keisi për herë të parë pranoi se mes tyre nuk ka dashuri, por thjesht pëlqim. Fakti që nëpër shtëpi i ngacmojnë duke iu thënë burri, gruaja, atë ka filluar ta trembë.
Olta nga ana tjetër i ka thënë se e kupton shumë mirë dhe ajo e ka ditur që në fillim që do ndodhte kështu pasi Keisi ishte e përfshirë në marrëdhënie, ndërsa Kristi jo. Olta madje i tregoi se ajo e ka ditur që në fillim që Kristi e ka bërë çdo gjë për lojë dhe Keisi në njëfarë mënyre tregoi se edhe ajo e ka kuptuar këtë.
Nga e gjithë biseda e gjatë e tyre u kuptua disi se Keisi do të mbajë distancë dhe të kujdeset më shumë për veten e saj brenda shtëpisë, pasi siç e tha e ka harruar fare.