‘Një pjesëtare e re i shtohet familjes’! Arbana Osmani ndan lajmin e ëmbël më të gjithë

25 July 2023, 21:52Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

‘Një pjesëtare e re i shtohet familjes’! Arbana Osmani

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj pas një suksesi të padiskutueshëm me "Big Brother VIP", aktualisht janë duke shijuar pushimet.

Por sot çifti ka udhëtuar drejt Milanos pasi kanë marrë një lajm shumë të bukur.

Arbana ka ndarë një foto ku tregon se partnerja e vëllait të Eduartit ka lindur vajzë. Duket se tashmë familja e madhe po mirëpret dhe një vogëlushe, të cilën e kanë quajtur Adea.

“Mirë se vjen Adea”, shkruan moderatorja ndërsa në një foto tjetër tregoi se kishte marrë rrugën për të takuar vogëlushen e porsalindur.

Kujtojmë që gruaja e vëllait të Eduartit, Eridiana ishte dhe shoqëruese e nuses në dasmën e Arbanës dhe Eduartit.

‘Një pjesëtare e re i shtohet familjes’! Arbana Osmani


Video