Ka ndërruar jetë në moshën në moshën 66-vjeçare vëllai më i madh i Madonna-s, Anthony Ciccone. Lajmi i trishtë është bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale muzikanti Joe Henry, i martuar me motrën e Madonna-s, Melanie Ciccone.
“Kunati im, Anthony Gerard Ciccone, ndërroi jetë mbrëmë. E njoh që kur isha 15 vjeç. Antoni ishte një personazh kompleks. Dhe Zoti e di. Ne jemi grindur në disa momente, siç bëjnë vëllezërit e vërtetë. Por unë e doja atë”, shkruan ai, duke mos bërë me dije shkakun e vdekjes.
Ciccone kishte luftuar me alkoolizmin për vite dhe kishte qenë i pastrehë, madje për disa kohë thuhet se ai jetonte poshtë një ure në Michigan.
Ai nuk shkonte aspak mirë ne Madonnën. Ata kishin një marrëdhënie “të komplikuar” dhe ziheshin shpesh herë me njëri tjetrin.