Nis shumë shpejt, zbulohet emisioni që do të moderojë Kiara Tito në Top Channel

27 May 2023, 15:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis shumë shpejt, zbulohet emisioni që do të moderojë Kiara
Kiara Tito

Kiara Tito do të rikthehet në ekranin e Top Channel si moderatore. Pas përfundimit të Big Brother Vip Albania, ajo ka marrë besimin e drejtuesve të këtij televizioni, për të moderuar një emision përgjatë verës.

Burime pranë çiftit bëjnë me dije për Vip Magazine se ajo do të marrë drejtimin e emisionit “Kepi i Tundimeve”, i cili këtë sezon do të vijë i konceptuar ndryshe.

Pas përfundimit të "Big Brother Vip Albania", Kiara po jeton dashurinë e saj me Luizin, fituesin e edicionit të dytë të këtij programi me të cilin u njoh brenda shtëpisë.

Në natën finale, çifti kurorëzoi lidhjen e tyre në martesë në një ceremoni që u zhvillua në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

Nga ana tjetër, Luizi mbetet i angazhuar në shumë koncerte dhe projekte të reja muzikore. Përgjatë verës, këngëtari do të vijë me një projekt surprizë, një film ku ai do të jetë në rolin e protagonistit bashkë me disa ish banorë të tjerë.


Video