Nga mënyra e veçantë e njohjes te zënkat e planet për të ardhmen, flet për herë të parë partnerja e Mc Kresha-s

17 February 2023, 20:33Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga mënyra e veçantë e njohjes te zënkat e planet për
Mc Kresha dhe Erzina

Mc Kresha është një nga artistët më hetmetikë në showbizin shqiptar. Mediat sociale të tij dominohen nga postime pët karrierën teksa jetën personale e ka mbajtur me shumë kujdes larg vëmendjes mediatike. 

Me gjithë kuriozitetin e madh të fansave, bashkëshortja e tij Erzina ka dhënë intervistën e parë. Dhe u desh pikërisht kjo intervistë që ne të zbulonim se si janë njohur. 

Erzina tregoi se janë njohur festën e ditëlindjes së Erzinës. Duke qenë se ajo ishte fanse e tij, kolegët i kishin sjellë pikërisht Kreshën të interpretonte në festën e ditëlindjes. Këtu nisi gjithçka dhe tani ata kanë dy fëmijë. 

“Unë jam dashuruar në shikim të parë nga televizori me Kreshën”, tregoi ajo për "Prive". 

E pyetur se cila është gjëja që shkakton më së shumti debat mes çiftit, ajo ka treguar se është Liverpool, skuadra e zemrës së reperit. 

A ka një kërkesë të Erzinës të cilën Kresha ende nuk ja ka plotësuar? Po, ka. Erzina u shpreh se i ka kërkuar disa herë të presë flokët sepse sipas saj duket më bukur. 

Duke qenë se Erzina ka jetuar në Kanada dhe është kthyer në Kosovë për Kreshën, a e kanë menduar ndonjëherë të largohen? Erzina tha se ky është një diskutim i vazhdueshëm dhe ende nuk kanë vendosur asgjë. Por për momentin do të vazhdojnë të qëdrojnë në Kosovë.

 

 


Video