Nga mbështetja për Kiarën tek simpatia për Efin, Tit Vasili harron zgjedhjet dhe fokusohet tek BBV

1 May 2023, 19:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga mbështetja për Kiarën tek simpatia për Efin, Tit Vasili
Kiara, Tit Vasili dhe Efi

Teksa të gjithë politikanët janë fokusuar tek zgjedhjet e 14 Majit, duket se nënkryetari i partisë së Ilir Metës, Petrit Vasili e ka mendjen tjetër kund. Tek gara e Big Brother Vip dhe finalja e 6 Majit dhe duket se vetëm pas kësaj date do mendojë për zgjedhjet.

Ai është një ndjekës i rregullt i Big Brother Vip dhe madje edhe aktiv në rrjetet sociale me komente për këtë reality-show. Duket se Titi, ashtu siç e thërrasin në partinë e tij është një mbështetës i vajzave në BBV.

Dikur, kur Kiara Tito dërgoi në nominim: DeaMishel Hoxhën, Olta Gixharin dhe Tea Trifonin, Vasili mendonte se vendimi që mori Kiara ishte i bukur.

"Shumë zgjedhje e bukur. Bravo"- komentonte Vasili në rrjetet sociale dhe të gjithë menduam se ai ishte një mbështetës i madh i moderatores.

Por, teksa po afrohej finalja e "Big Brother Vip", Vasili zbuloi simpatinë e tij të vërtetë dhe ajo ishte Efi Dhedhes. Natën kur kjo e fundit kaloi në finale, Vasili komentoi se ishte plotësisht e merituar, teksa atë natë Kiara u eliminua.

"Finaliste me shumë meritë" shkruan Titi në rrjetet sociale, teksa e shoqëron dhe me disa emoji duartrokitje.

Mbetet për t'u parë finalja për të parë komentin e radhës nga Petrit Vasili, por ta merr mendja se mbështetjen për Efin e ka rritur edhe më shumë, sidomos pas komenteve pozitive të Luizit për kandidatin socialist të Shkodrës, Benet Beci dhe lëvdoi dhe kryeministrin Edi Rama duke e quajtur tip karizmatik./VoxNews

Nga mbështetja për Kiarën tek simpatia për Efin, Tit VasiliNga mbështetja për Kiarën tek simpatia për Efin, Tit Vasili



Video