Vjollca habiti studion e “Aldo Morning Show” me deklaratën e saj se “dashurinë ta jep njerka më mirë se nëna”. Këtë fjali ajo e argumentoi me historinë e bashkëshortit. Kur ai ishte 1 vit e 8 muajsh, prindërit iu ndanë. E ëma u kujdes një periudhë shumë të shkurtër për të, e ktheu te ish-bashkëshorti dhe më pas e rriti njerka.
Vjollca: Ka qenë vetëm burri si fëmijë, me gjyq e merr e ëma, e mban vetëm dy muaj dhe ia çon nëpërmjet dikujt tjetër, i thotë që “mbaje se unë fëmijët e tu nuk i rris”.
Aldo: Çfarë thua? Hajde mama hajde!
Vjollca: Po. Pastaj me kalimin e kohës, martohet, ajo njerka e trajton më mirë se fëmijët e vet.
Aldo: Me fat.
Vjollca: Po. Më mirë se fëmijët e vet. E vesh, e çon në shkollë. Pas shumë vitesh, burri donte që ta njihte nënën, e gjejmë, e afrojmë ne pavarësisht se unë i thoja që mbaje ti afrimitetin, fëmijët nuk do i fusim.
Aldo: Mos na ngatërro ne, e kuptova.
Vjollca: Po, me të vërtetë se nuk doja që fëmijët të njihnin dy nëna.
Aldo: Në çfarë gjendjeje ishte?
Vjollca: Kush, nëna origjinale?
Aldo: Po, nëna origjinale.
Vjollca: Mirë ishte, me 4 kalamaj të tjerë.
Aldo: E kam fjalën në momentin që e njohu, ishte mirë nga trutë e kokës, qau, u pendua apo çfarë ndodhi?
Vjollca: Kur e kemi parë për herë të parë, se më ka marrë mua me vete dhe më ka thënë “ti rri me të e pyete pse nuk më ka dashur, unë do dal me burrin e nënës të pi një kafe”. Ajo tha që “nuk e desha”, por më tha një fjalë shumë të rëndë që s’dua ta them në televizor. Unë sa ka hyrë burri, i kam thënë me sy ikim. Pra ishte diçka që nuk e kishte dashur kjo.
Vjollca shton se nënë e bir kishin 14 vite diferencë, pra ajo kishte qenë në një moshë të re kur e kishte sjellë në jetë. Por e kaluara nuk e bëri të ndryshonte sjelljen e saj në një moment të hidhur, kur i biri u nda nga jeta.
Vjollca: Gjëja më e rëndë që mund të bëjë një nënë, kur vdes fëmija e nuk vjen.
Aldo: Çudi e madhe më duket!
Vjollca: Burri vdiq, kam qenë unë ajo që i kam thënë njerkës e fëmijëve që shih se po erdhi nëna e vet, do vijë t’i hedhë të paktën një grusht dhe. E kam marrë me telefonatë me gjithë atë dhimbje, e kur erdhi puna ajo tha “jam një çikë me grip, s’vij dot”.
Aldo: Uau!
Vjollca: Nuk i hodhi asnjëherë një grusht dhe që këtu për atë njeri kanë ardhur nga e gjithë bota.