
Një motor kërkimi pa reklama dhe gjurmues nisi punën në Britaninë e Madhe, Francë dhe Gjermani.
Neeva ka 600,000 përdorues në SHBA, ku u lançua vitin e kaluar.
Krijuesi Sridhar Ramaswamy, ish-drejtues i sektorit të reklamave në Google për 16 vjet i tha BBC Neës se sektori i teknologjisë ishte bërë "shfrytëzues" i të dhënave të njerëzve, që ai s’e mbështeste.
Gjurmuesit ndajnë informacione rreth aktivitetit në internet, kryesisht për të shpalosur reklamat.
Neeva ka mbledhur 77.5 milion dollarë nga investitorët.
Motori i ri ofron kërkim falas për përdorim, me veçori të tjera si aksesi i menaxherit të fjalëkalimit dhe shërbimi i rrjetit virtual-privat (VPN) që do të vihen në dispozicion mbi bazën e abonimit.
Përdoruesve u kërkohet të krijojnë një llogari, për të krijuar abonime në një datë të mëvonshme.
Çmimet e abonimit janë rreth 5 dollarë.
"Ne mendojmë se motorët tradicionalë të kërkimit janë shndërruar për reklamat dhe reklamuesit dhe jo për t'u shërbyer përdoruesve," tha ai.
"Google ka një pozicion dominues në treg - dhe nxitja për ta për të rinovuar vërtet, për të krijuar vërtet përvoja të këndshme e të dobishme për përdoruesit nuk ekziston”, shtoi ai.
"Dhe pastaj si kompani ata ndihen të detyruar t'u tregojnë gjithnjë e më shumë të ardhura dhe fitime aksionarëve të tyre, kështu që ata thjesht vazhdojnë të rrisin numrin e reklamave", thotë Ramasëamy.