Në "burg" deri të martën, Luizi i propozon Oltës, Kristit dhe Maestros planin për të dalë më shpejt

12 February 2023, 13:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në "burg" deri të martën, Luizi i propozon Oltës,
Olta dhe Luizi

Pasi u izoluan në “burg”, për shkak se thyen rregullat e lojës duke folur për nominimet, katër banorët nisën me thurjen e planeve, për të dalë jashtë nga dhoma.

Luizi hodhi një ide, që sipas tij, nëse ata nuk flasin fare gjithë kohën, “Vëllai i Madh” do i nxjerrë jashtë “burgut”. Sipas tij, të njëjtën gjë bëri ai dhe Efi dhe ata dolën nga dhoma e bebit.

Olta e pyeti Luizin se përse ai do të bashkohet me pjesën tjetër të banorëve dhe ai tha se atje jashtë është loja dhe se brenda në burg, nuk kanë se çfarë bëjnë. Olta tha se ajo është vetë loja. Aty ku është ajo apo Luizi, bëhet lojë.

Luizi përsëriti edhe një herë idenë e tij, duke thënë se në qoftë se ata nuk flasin fare, nesër dalin jashtë. Ai shtoi se ka ardhur për të luajtur më të gjithë dhe jo me disa. Olta i tha atij se ai gjithë kohën rrinë me Kiarën, nuk është që luan. Luizi u shpreh se ashtu do luajë dhe nëse banorët duan ta nxjerrin në nominim.

Biseda

Luizi: A e dini se nëse rrimë pa folur na nxjerrin nesër në darkë? A rrini dot ju?

Kristi: Ti e gjete ti, të rrish ti pa fol?

Luizi: Të njëjtën gjë bëra me Efin, prandaj na nxorrën.

Olta: Shumë mirë jemi

Kristi: Pse do të dalësh ti?

Luizi: Loja është andej jo këtej

Olta: E ke gabim, loja është aty ku jam unë, ku je ti, ku është ai.

Kristi: Po ça humbet?

Olta: Për të humbur, humbasim ne shumë.

Luizi: Janë tre ditë.

Olta: Humbet shumë

Luizi: Sa të duash humbet.

Olta: Sa të duash se janë dhe banorë të rinj.


Video