Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Në shtëpinë e Big Brother VIP sot ka vajtur një dron. Por për habinë e banorëve, ai nuk ishte për ta, por për Luizin dhe Kiarën.
Ky dron ishte si një dhuratë nga fansat për çiftin pasi pikërisht më 1 shkurt të vitit 2023, Luizi dhe Kiara organizuan një dasmë në shtëpi, ku edhe artisti shkodran rrëmbeu puthjen e parë nga moderatorja.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë qenë ndër personazhet më të përfolur të vitit të kaluar në Big Brother VIP Albania.
Ata bënë bujë të madhe, ndërsa krijuan një histori të bukur dashurie, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.