Ndjekësi i jep ide biznesi, Kiara Titos i pëlqen: Do hapet shumë shpejt!

20 May 2023, 19:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndjekësi i jep ide biznesi, Kiara Titos i pëlqen: Do hapet shumë
Kiara Tito

Kiara Tito, është një nga ish-banoret e “Big Brother Vip Albania” që po komentohet më shumë, duke nisur nga martesa me Luizin, e deri tek marrëdhënia me ish-banorët e tjerë. Moderatorja, fitoi edhe zemrën e publikut, që po e ndjek këmba-këmbës edhe në jetën reale.

Fansat i dërgojnë dhurata dhe lule pa fund në banesë, e këto detaje të bukura, Kiara i ndan në Instagram. Po mesa duket, moria e luleve që merr është vënë re te ndjekësit e saj, aq sa njëri i ka sugjeruar që të hapë një biznes lulesh.

“O për Zotin hap një dyqan lulesh”, i ka shkruar dikush.

Këtë mesazh Kiara ka vendosur që ta publikojë në “Instastory” dhe duke qeshur i përgjigjet shkurt:

“Shumë shpejt”.

Ndjekësi i jep ide biznesi, Kiara Titos i pëlqen: Do hapet shumë


Video