Motra e Oltës, Gerta Gixhari zbulon nëse a do të pranonte të futej në edicionin e 3 të "Big Brother Vip"

4 April 2023, 20:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Motra e Oltës, Gerta Gixhari zbulon nëse a do të pranonte të
Gerta Gixhari

Sot në emisionin “Live from Tirana” në "Top Albania Radio" ishte e ftuar në studio gazetarja dhe njëkohësisht motra e Olta Gixharit, Gerta Gixhari.

E pyetur, se nëse do t'i jepej mundësia për t'u futur në sezonin e ardhshëm të Big Brother Vip, a do ta merrte në konsideratë, Gerta Gixhari tha se kjo gjë nuk mund të ndodhë me atë se çfarë ka hequr këtë sezon ku ka dalë për të komentuar lojën e motrës së saj, Oltës.

Gerta Gixhari gjithashtu bëri me dije se ka patur ftesë edhe në sezonin e kaluar, por edhe në këtë sezon të BBV, por i ka refuzuar.

"Duke pasur parasysh të gjithë gjurulldinë dhe çfarë kam hequr unë që jam përballur me fortunën nuk e besoj sepse Shqipëria është një vend maskilist dhe është shumë e vështirë të dalë në sipërfaqe një grua. Unë nuk jam natyrë që kam frikë. Kam pasur kërkesë për t’u futur në edicionin e parë të “BBV” dhe intuita më thonte të hyja, kisha dëshirë, më pëlqen si sfidë “BBV” dhe nuk i trembem. Aty brenda pastaj është tjetër gjë. Nuk hyra prej faktorëve të jashtëm, ndikuan edhe të shtëpisë. Tek ky edicion i dytë kam pasur sërish kërkesë por nuk mund të futesha me Oltën. Ne të dyja jemi shumë protagoniste dhe njëra nga ne do humbiste gjithësesi." u shpreh Gerta Gixhari


Video