Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri ishin dy nga banorët më të pëlqyer në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’. Rrugëtimi i maestros mori fund shumë shpejt, ndërsa Luizi doli fitues.
Lidhja e tyre karakterizohej nga shumë humor e sidomos ironia. Kjo e fundit s’mungon edhe pas eksperiencës së ‘BBV’. Ishte Armaldo ai i cili postoi një foto, si për të treguar se edhe pse nuk doli fitues, diti sesi ta përballonte humbjen.
"Fito me elegancë, humb me dinjitet"- shkruan Armaldo krahas disa fotove ku shfaqet duke luajtur shah.
Mirëpo, komenti që tërhoqi edhe më shumë vëmendje ishte ai i Luizit.
"Ose mos luaj fare kur nuk di"– komenton Luizi, i cili arriti të grumbullojë plot 12 mijë pëlqime, më shumë sesa vetë postimi.
Të shumtë ishin personat që qeshën me ketë koment, mes tyre edhe Arbana Osmani. Armaldo i përgjigjet batutës: “Do të marrësh vëmendje edhe jashtë nga unë o burr i dheut?”.

View this post on Instagram