Momenti i sikletshëm, Dakota Johnson e ‘tradhton’ fustani live (VIDEO)

21 June 2024, 17:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momenti i sikletshëm, Dakota Johnson e ‘tradhton’ fustani live
Dakota Johnson e ‘tradhton’ fustani

Në një transmetim live në Jimmy Kimmel live, aktorja e famshme Dakota Johnson është përballur me një situatë të sikletshme.

Ylli i Persuasion gjithmonë ka tërhequr vëmendjen me veshjet e saj, por këtë herë ishte fustani elegant që e ‘tradhtoi’.

Në videon e publikuar nga ‘New Entertainment Tonight’, shihet momenti i sikletshëm për aktoren.

Aktorja kishte veshur një fustan të zi elegant me copa metalike me lule që shërbenin si rripa. Një nga rripat dukej se ishte thyer, duke e detyruar Johnson ta mbante atë rreth zonës së gjoksit për të shmangur rrëzimin e tij.

Fustani “i ra” gjatë intervistës live, duke bërë që prezantuesi Jimmy Kimmel të pyeste nëse ishte mirë. Pas përpjekjeve të shumta për ta rregulluar, aktorja 34-vjeçare hoqi dorë dhe tha: Epo, thjesht do ta mbaj.

 


Video