Mesazhi që befasoi rrjetin! Menaxheri i jep urdhër të prerë Bleros: Ke dy javë kohë!

29 August 2024, 09:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mesazhi që befasoi rrjetin! Menaxheri i jep urdhër të prerë

Menaxheri i Blero Muharremt, Ardian Prenaj, ka bërë një kërkesë publike të çuditshme ndaj këngëtarit. Ai i ka dhënë ultimatum këngëtarit përmes një postimi në InstaStory që të mos e telefonojë pa mbyllur të gjitha projektet, madje i ka lënë dy javë kohë.

“I ke dy javë kohë për t’i bërë pesë këngë të reja. Po ta them publikisht. Ti e di çka bën. Mos më thirr pa i kryer projektet”, shkroi ai në Instastory-n ku etiketoi edhe Bleron.

Ky postim ka ngjallur habi te ndjekësit, megjithatë fansat duhet të jenë të lumtur pasi duket se Blero do të sjellë shumë projekte të reja këto kohë.

Mesazhi që befasoi rrjetin! Menaxheri i jep urdhër të prerë


Video