Meridian Ramcaj: Luizi është simpatizant i Erion Veliajt, po sillet si "rilindas" se e ka kuptuar kush janë më të fortët

31 March 2023, 20:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meridian Ramcaj: Luizi është simpatizant i Erion Veliajt, po sillet si
Luiz Ejlli, Erion Veliaj dhe Meridian Ramcaj

Shoku i Luiz Ejllit, Meridian Ramçaj ka folur për lidhjet e këngëtarit në politikë. Ditën e sotme në një intervistë në Top News, ai u shpreh se Luizi është simpatizant i kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliajn.

Ai deklaroi se Luizi ka filluar ta etiketojë veten si rilindës brenda shtëpisë për shkak se edhe ai e ka kuptuar se kush janë më të fortët dhe e ndjen veten pjesë të tyre.

Pjesë nga biseda në studio

Meridian Ramçaj: Unë e di që ai ka shumë qejf edhe lali Erin, kështu që për këtë gjë, e them me pak bindje që është simpatizant i Lali Erit. Pastaj te kjo pjesa politike, secili ka bindjet e veta. E kemi parë që ai vetë...

Gazetarja: Të mos harrojmë edhe banderolën për festën e PD.....kryeministër

Meridian Ramçaj: Po pra, protesta e PD i vajti banderola por mos harro që veten ka filluar e etiketon si rilindës aty brenda. Si pjesë e Rilindjes, pra e kupton, domethënë edhe ai e ka kuptuar se kush janë më të fortët, e ka kuptuar dhe e shikon veten pjesë e më të fortëve. Unë kështu e përkthej.


Video