"Megi e shita lopën", korçari kërkon të bëjë për vete një vajzë me mënyrën e veçantë

19 July 2022, 19:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
"Megi e shita lopën", korçari kërkon të
Shkrimi i vendosur sot në Korçë

Serenatat poshtë ballkoneve janë karakteristika e korçarëve sa i përket dashurisë. Por, duket se kur një vajzë i refuzon, ata mundohen ta bëjnë për vete atë me mënyra nga më të ndryshmet.

Një rast i pazakontë është regjistruar sot në qytetin juglindor. Korçarët kanë hasur në rrugë, sipër kokës së tyre, shkrimin e çuditshëm: "Megi e shita lopën".

Siç duket, e ka vendosur ndonjë djalë e cila e ka refuzuar vajza që ai pëlqen dhe po mundohet ta bëjë për vete me çdo mënyrë, duke shitur edhe lopën.

"Megi e shita lopën", korçari kërkon të


Video