Më shpejt nga sa prisnim, zbulohet data e koncertit të Rita Orës në Tiranë

19 July 2022, 16:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Më shpejt nga sa prisnim, zbulohet data e koncertit të Rita Orës
Rita Ora

Pak ditë pas Dua Lipës e cila do të perforomojë në  "Sunny Hill Festival", Tirana do të mirëpresë një tjetër këngëtare shqiptare me famë botërore.

Bëhet fjalë për Rita Orën, koncert i paralajmëruar më herët. Artista me famë botërore do mbajë një koncert në Tiranë më 6 shtator.

Datën e koncertit e ka zbuluar drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Koncerti i këngëtares së famshme shqiptare, është parashikuar të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në kuadër të "Tirana European Youth Capital 2022".

Herën e fundit që Rita ka performuar në kryeqytet ka qenë në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë që përkon me vitin 2012.

Më shpejt nga sa prisnim, zbulohet data e koncertit të Rita Orës


Video