“Marrsh një burrë si Luizi”, vajzat shqiptare ‘të çmendura’ pas Luiz Ejllit, shpikin idenë brilante (Fotoja virale)

20 February 2023, 17:55Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Marrsh një burrë si Luizi”, vajzat shqiptare
Kiara dhe Luizi

Luiz Ejlli është kthyer në një fenomen të vërtetë. Ai ka arritur të fitojë zemrat e publikut dhe të bëhet kryefjalë në cdo bisedë, madje ka arritur të thyejë rekorde në shifra në rrjetet sociale. Duke qenë i tillë, njerëzit e bëjnë pjesë e përditshmërisë me batutat që ai ka.

Së fundmi, në rrjet po qarkullon një foto e Luizit, mirëpo këtë radhë fytyra e tij nuk është në një pankartë e kapur pas një droni, por në tortë.

‘Edhe 100. P.S, marsh një burrë si Luizi’

“Marrsh një burrë si Luizi”, vajzat shqiptare

Ky është tashmë urimi që po marrin vajzat shqiptare në ditëlindje. Duket se ai që ka Kiara në krah, është kthyer në një mashkull ideal për vajzat.

Fundja fundit, humori është një cilësi që vajzat e duan tek një mashkull, e Luizi e ka me tepricë. Fytyrën e tij e pamë në një tortë, kështu që duhet të përgatitemi për ta parë edhe gjëra të tjera.


Video