Sot po zhvillohet “Big Brother Radio”, një partneritet mes BBV dhe Top Albania Radio. Banorët po diskutojnë tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, ngacmimet e deri te debatet e forta. Strategji të ndryshme ka patur nga banorët, teksa sot në BBV Radio, Armaldo komentoi zgjedhjen e Oltës me zarfin e kuq.
“Siç e ka gjykuar lojën, një mënyrë loje afatgjate. Kjo do ishte një përgjigje nga ana e personit konkret. Mendoj e ka shfrytëzuar për lojë, për interesin e vet. Kuptohet që Olta dhe Luizi kanë patur një luftë mes tyre, një lojë pak të ashpër. Për shembull Olta e ka ndjerë shumë largimin e Amosit. Nuk dua ta quaj hakmarrje, por ndoshta ajo do që t’i kthejë reston. Mendoj që Luizi të ndihet siç u ndje Olta. Ka futur Bledin sepse ndoshta atë e quan të fortë dhe dëshiron ta largojë. Ajo e shikon ndryshe lojën, unë ndryshe”, tha Maestro.
Por Maestro ndoshta nuk e di që është kapur një video që po qarkullon në rrjet, ku ai dhe Olta Gixhari diskutojnë rreth zarfit të kuq apo kutisë së Pandorës dhe gjatë asaj bisede ai e këshillon atë që kur t’i jepet mundësia të nominojë ata të tre.
Më tej Maestro theksoi se me këtë mundësi që i ka ardhur mund të “vrasë me një gur dy zogj.”