Lulzim Basha dhe Aurela të ftuar në dasmën e djalit të këngëtares, ulen në krah të Haradinajt (Fotot)

9 October 2022, 10:04Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lulzim Basha dhe Aurela të ftuar në dasmën e djalit të

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza, mbrëmjen e djeshme ka martuar djalin e saj, Arbërin.

Dasma ka qenë madhështore dhe kanë qenë të ftuar shumë personazhe të njohur, mes tyre ish-kreu i PD, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, apo Kreu i partisë AAK, Ramush Haradinaj me bashkëshorten.

Haradinaj ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, ku në një shihet i ulur me  në një tavolinë e Bashën, teksa të gjithë pozojnë të buzëqeshur.

“Bilbilit të muzikës tonë, Shkurtes, mikut tim Hajrushit dhe mbarë familjes Behluli, ju uroj martesën e Arbërit me Erzën. Uroj shumë lumturi e mbarësi në jetën e tyre të përbashkët!”shkruan Haradinaj në postimin e tij në “Facebook”.

 



Video