Luizi ‘zbulon’ kartat para Nitës: Me zemër dua Kristin në finale, por për lojën më duhesh ti

27 April 2023, 18:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Luizi ‘zbulon’ kartat para Nitës: Me zemër dua Kristin

Vëllai i Madh i vuri banorët sërish përballë një sfide rezistence. Ata duhet të rrinin të përqafuar dyshe dyshe, mbi disa platforma që ishin vendosur në oborr.

Nëse ata do të rezistonin të rrinin të përqafuar për tre orë të gjithë bashkë, do kishin një party nga “Moloko”.

Për çiftin që do rezistoi më gjatë duke përqafuar njëri-tjetrin, do marri 3 mijë euro shpërblim nga “Moloko”.

Në një vazo ku ndodheshin disa gogla me numra, secili banor duhet të zgjidhte njërin prej tyre dhe dy numrat e njëjtë do çiftoheshin bashkë.

Nita u bë çift me Luizin, Efi me Dean dhe Kristi me Qetsorin.

Pas leximit të zarfit dhe ndarjes në çifte banorët hipën mbi plaftormë dhe nisën lojën të gjithë së bashku.

Luizi u përqafua me Nitën, Efi me Dean dhe Kristi me Qetsorin. Teksa po qëndronin të përqafuar Luizi i tha Nitës se ai me zemër do Kristin, por në lojë i duhet ajo për finale.

Sipas Nitës, Luizi e ka më të lehtë fitoren nëse ka Kristin në finaleë dhe se e ka më të vështirë nëse del “kokë më kokë” me të.

Këtë gjë në fakt ajo e ka përmendur edhe më herët gjatë ditës, duke thënë se përballë Luizit, ajo ka potencial për ta rrëmbyer çmimin e madh.

Gjatë lojës, banorët nuk i lanë pas bisedat për finalen.

Qetsori edhe njëherë i tha Efit se ajo ka mbërritur “qyl” në finale. Të njëjtën gjë shprehu edhe për Dean, që sipas Qetsorit kanë ardhur kot deri në finale dhe nuk është se kanë bërë ndonjë gjë.

Pas 40 minutash mbi platformë, Nita dhe Luizi u dorëzuan, për shkak se ky i fundit e ka të dëmtuar këmbën dhe nuk po qëndronte dot më.

Ai i tha Nitës se e respekton atë dhe lojën, por nuk po mundej dot më të qëndronte mbi platformë.

Sapo u shfaq minuta e 40-të në monitor, Luizi dhe Nita zbritën nga platforma.

 


Video