Luizi thotë se edhe mund të largohet sonte nga shtëpia e “BBVA” (nëse del Kiara)

21 February 2023, 17:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luizi thotë se edhe mund të largohet sonte nga shtëpia e
Luizi duke biseduar me Deamishel

Luiz është zgjuar sot me shumë stres dhe ankth, për eliminimin që pritet të ndodhë sot në “Prime”, pas nominimit të Oltës, e cila vendosi përballë Luizin, Kiarën dhe Bledin.

Në verandë, së bashku me Deamishel, Luizi bëri një bisedë, përmes së cilës bie në sy se ai është i rënduar dhe i stresuar për mbrëmjen e sotme dhe tha se edhe mund të lërë sonte shtëpinë.

Pjesë nga biseda:

Luizi: “Që kur kam ardhur në këtë shtëpi, nuk kam qenë ndonjëherë më në stres se sot. As atë natë që isha me Efin, s’e kisha këtë (ndjesi). Ajo (Kiara) do të ikë një ditë, por…”.

Deamishel: Hajd’, se lojë është.

Luizi: Po, s’e di, atë po thoja. Nëse e shoh që s’është gjë ai muhabet, prime është…, tha Luizi, duke nënkuptuar që nëse del Kiara sot, do të ikë dhe ai.

Më tej, ai shtoi: “Lojë është, të vuash kot për një lojë”, ndërkohë Deamishel i tha se në fakt, kur të ikën dikush i dashur, mërzitesh, por përreth një javë.

Prej disa ditësh tashmë, Luizi përlotet në mëngjes dhe është shfaqur i ngarkuar dhe i mërzitur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 


Video