“Luizi të vendoste me shpatulla pas murit”, Bledi Mane flet pas daljes nga BBV: Të grushtonte pa ndalesë

23 February 2023, 11:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Luizi të vendoste me shpatulla pas murit”, Bledi Mane flet pas
Bledi Mane dhe Luiz Ejlli

Duket se në debatet me Luizin, ka qenë "i dorëzuar" edhe gazetari Bledi Mane, i cili ka thënë në kuptim të figurshëm se këngëtari "të vinte me shpatulla mbas murit dhe të grushtonte pa ndalesë".

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Bledi Mane u shpreh se nuk ndërhynte në debatet kur Luizi bullizonte vazjat, pasi ishin vetë vajzat që nuk reagonin. Ai tha më tej se nëse do të tregohej i pamëshirshëm, degradimi do të shkonte edhe me kërcënime reale.

“Luizi kishte një veti që të vinte me shpatulla mbas murit dhe të grushtonte pa ndalesë edhe nëse arbitri i frynte bilbilit. Unë kam qenë një nga njerëzit që nuk kërkoja që të ndërhyja në këto debate sepse gjatë kohës që Luizi bullizonte dhe vajzat, si rasti i Teas, u lemerisa kur i përmendi format, gjoksin, vithet dhe asnjëra nga femrat aty nuk reagoi. Plani A ishte përçarja e bërthamës. Plani B ishte që unë do të tregohesha i pamëshirshëm me të katërt ata. Do ta filloja me Luizin, i cili pa Kiarën do të bëhej mjaft agresiv dhe jam i sigurtë që ndoshta degradimi do të shkonte edhe me kërcënime reale dhe thashë që kjo lojë kaq e bukur 60 ditë, më mirë po e lë lojën këtu. Thashë më mirë të largohem sesa të agravoj lojën." tha Bledi


Video