"Luizi si rrush", Endri dhe Stefi: Djalë i zgjuar, pataksi të gjithë popullin shqiptar

19 February 2023, 21:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Luizi si rrush", Endri dhe Stefi: Djalë i zgjuar, pataksi
Endri dhe Stefi për Luizin: Djalë i zgjuar, pataksi të gjithë popullin shqiptar

Vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi ishin të ftuar në puntatën e së shtunës në Why Not, RTV Ora.

Në një prej rubrikave të emisionit ata duhet të lidhnin një VIP me një frut.

"Arbana është si qershi, e ëmbël e dashur e përgatitur", tha Stefi.

Ardit Gjebrean ata e lidhën me mollën. Luizin e lidhën me rrushin.

"Rrushi është i mirë, për gjërat e mira që ka rrushi, Luizi e meriton", tha Endri.

"Luizi është një djalë i zgjuar që do të përshtatet mirë dhe të krijojë mundësi për veten. Deri tani përderisa ka pataksur të gjithë popullin shqiptar do të thotë që ja ka dalë shumë mirë", tha Stefi.

Për Taynan, Endri e lidhi me pjeshkën. Ananas thanë ata për Aurela Gaçen.

"Është dhe e ëmbël dhe e thartë. Është dhe e rrallë", thanë ata. Për Roza Latin ata thanë se është si luleshtrydhe.


Video