Luizi i ofendoi Beatriksin, por Albërie Hadërgjonaj e mbështet publikisht: Lutemi për ty, ishallah e fiton (VIDEO)

14 March 2023, 15:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luizi i ofendoi Beatriksin, por Albërie Hadërgjonaj e mbështet
Albërie Hadërgjonaj dhe Luiz Ejlli

Luiz Ejlli është një nga emrat më të komentuar në media. Ai gjatë qëndrimit në Big Brother ka pasur fjalë jo të mira për Beatrix Ramosaj, madje e ka ofenduar duke ironizuar me mençurinë e saj.

Por, siç duket kjo nuk ei ka penguar tezen e saj, Albërie Hadërgjonaj, e cila tashmë e ka zbuluar të preferuarin e saj në Big Brother VIP Albania.

Gjatë një aktiviteti në një lokal dasmash, Albëria ka treguar se po bën tifo për këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli, teksa ia uroi fitoren.

“Hajde Luiz. Lutemi për ty. Inshalla e fiton se e meriton vërtetë”, dëgjohet të thotë Albëria.


Video