Luizi i hedh Ronaldos salcën në kokë për "hakmarrje" (VIDEO)

10 April 2023, 16:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Luizi i hedh Ronaldos salcën në kokë për
Ronaldo dhe Luizi

Këto ditë në Big Brother Vip Albania duket se ka patur për disa prej banorëve surprizën e "miellit". I radhës, i cili e gjeti sot krevatin të mbushur me miell ka qenë Luizi.

Ky i fundit, duket se nuk ka pritur shumë kohë për t'u hakmarrë. Ai ka shkuar në kuzhinë, ka marrë salcën e gatimit dhe ia ka derdhur Ronaldos në kokë, si personi tek i cili dyshonte se ia kishte mbushur krevatin me miell.

Ronaldo nuk e ka pritur mirë këtë "hakmarrje" nga Luizi, pasi pretendon se nuk ka qenë ai që ia ka hedhur miellin tek krevati këngëtarit shkodran. Por, Luizi tha se 3 personat e vetëm që kanë në dhomën e gjumit kur të tjerët po shihnin "Big Brother Portokalli" ishin Ronaldo, Bledi dhe Keisi, të cilët nuk e kaluan dot provën e pishinës.


Video