Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës ka shkuar në një tjetër stad. Mbrëmjen e djeshme ata janë parë më të afërt se kurrë. Ka qenë Kiara ajo që ka dhënë një puthje plot pasion e më pas ka thënë se në BBV ka gjetur dashurinë e jetës. Puthja ka vazhduar edhe më tej në dhomën e grimit.
Prej ditësh Luizi kishte menduar t’i dhuronte Kiarës një nga gjërat e tij më të shtrenjta. Në një moment para pak ditësh ai i ka thënë: “Këtë kryq që mbaj në qafë nuk e kam hequr asnjëherë, nuk ja kam dhënë kurrë askujt dhe gjeje kujt kam ndërmend t’ia jap.”
Sot po shohim se kryqin e shenjtë të Luizit e mban Kiara në qafë, një gjest ky shumë i bukur që duket që Kiara e vlerëson pafund.

