“Luizi gaboi rëndë sot”, habit Olta: Kiara shkon në finale

27 February 2023, 22:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Luizi gaboi rëndë sot”, habit Olta: Kiara shkon në
Olta duke biseduar me Dean

Bisedat për finalistët kanë qenë shumë të shpeshtë në shtëpi, ku banorët aludojnë se cilët prej tyre mund të mbërrijnë deri në finale.

Olta tha se Kiarën e sheh në finale. Ndonëse një gjë të tillë nuk e ka thënë kurrë më parë, madje sot i tha Kiarës që mezi pret që ajo të dalë nga shtëpia, ajo sot i tha Deas dhe Shpatit se Kiara mund të jetë finaliste.

Sipas saj, këtë ide në kokë ia futi Armaldo, i cili gjatë një bisede me të sot në mëngjes, i kishte thënë se Kiara mund të mbërrijë në finale.

Olta madje komentoi edhe veprimin e Luizit kundrejt saj.

Sipas Oltës, Luizi gaboi rëndë me Kiarën dhe nëse ajo do ishte votuese, apo teleshikuese, do e kishte parë po me të njëjtin sy atë situatë.

 

 


Video