A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Luizi ka habitur shpeshherëme deklaratat e tij dhe se sa e ka studiuar lojën e Big Brother nëpër botë.
Madje ai vuri në përdorim edhe strategjitë e fituesve, ku përmendim këtu atë të fituesit të Kanadasë, kur u fut në banjë me Armaldon dhe Kristin, për të dalë në nominim kokë më kokë me ta.
Por një tjetër gjë që e ka zbuluar sot është se ka ndjekur edhe Big Brother-in e Taxhikistanit.
“Kur banorët rrëfenin linjën e jetës, ai fituesi i Taxhikistanit mbyllte veshët dhe ulte kokën, se nuk donte t’i shihte që të ndihej keq,” tha Luizi.
Kristi: Kush e kishte bërë këtë?
Luizi: Banori i Big Brother-it në Taxhikistan.
Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë, apo Luizi thjesht u tall me Kristin që mbeti i habitur.