Lori Hoxha takohet me shkrimtarin Ismail Kadare: Folëm për mungesën e promovimit të letërsisë në media

6 March 2023, 14:24Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lori Hoxha takohet me shkrimtarin Ismail Kadare: Folëm për
Foto e postuar në Instagram

Drejtuesja e Top Channel, Lori Hoxha ka zhvilluar një takim me shkrimtarin e njohur shqiptar Ismail Kadare.

Me anë të një postimi në Instagram, Hoxha shkruan se me Kadarenë ka biseduar rreth mungesës së promovimit të letërsisë në mediat shqiptare.

“Një kafe me Z. Kadare, i pandarë nga zonja e tij Helena dhe miku që e shoqëron në bisedat e përditshme, Bujari. Folëm pak për punën time dhe mungesën e promovimit të letërsisë ne mediat shqiptare.

Dëshira për t’i shërbyer një publiku më të gjerë shpesh herë zbeh nevojën për të ruajtur ato pak gjëra që i mbajnë shpirtin dhe dijen gjallë një kombi dhe jam e lumtur që përveç nderit, në këtë tavolinë ripozicionova disa prioritete.

E lumtur të dëgjoja po ashtu që këto pretendime vinin pikërisht tek unë dhe tek Top Channel, si televizioni i vetëm që përcjellin dhe kanë besim. Të dish që një njeri me impaktin që Kadare ka patur në letërsinë por dhe historinë Shqiptare ndjek punën tënde është nder jete dhe do ngelet në listën e kujtimeve të mia më të çmuara”, shkruan Lori në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)


Video