Edhe pse qëndroi pak në “Big Brother VIP”, Lorenc Hasrama arriti të bëjë zhurmë. Ai rrëfeu se ka qenë në një lidhje me Keisin, gjë që bëri xhiron e rrjetit.
Sakaq, Lorenci flirtoi me Jorin, por kjo e fundit nuk shfaqi interes. Mirëpo, këngëtari paska qenë i lidhur.
Të shtunën ai u largua vullnetarisht nga “Big Brother Vip Albania”. Në një intervistë në “Ftesë në 5”, Lorenci ka treguar se i ka kërkuar falje Keisit, i kërkoi falje Sabiani dhe të dashurës së tij që ka jashtë. Por a e ka falur kjo e fundit? Përmes batutave kuptuam që jo.
“I kam kërkuar falje, por do i kërkoj prapë. Do i filloj të bëj gjëra që s’i kam bërë kurrë në jetë, si për shembull të këndoj me kitarë poshtë ballkonit”, tha Lorenci duke qeshur.
Lorenci tha se e dashura jashtë s’e ka përjetuar shumë mirë, por do ta rregullojnë marrëdhënien.
“Besoj që janë gjëra që rregullohen. Ne të gjithë bëjmë gabime, qoftë edhe padashje, unë i quaj gabime gjithmonë. Për sa kohë, qëllimet e mia nuk kanë qenë të tilla, siç janë dukur në disa momente, ne i mbajmë ato gabime në shpatulla dhe vazhdojmë përpara dhe tregojmë që s’janë ashtu si duken”.
Mes batutave, ai i justifikoi disi ngacmimet me Jorin dhe tha se: “Unë kam qenë tip rrugaçi, por ka ca vite që e kam ndarë mendjen të jem korrekt. Në një moment u duka si jo korrekt në shtëpi, por jo çdo gjë është siç duket”.