Lidhja me Kristin/ Kejsi e shqetësuar: Sabiani do kapë Bertin, do i thotë shko kapi veshin djalit se ...

21 February 2023, 19:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lidhja me Kristin/ Kejsi e shqetësuar: Sabiani do kapë Bertin, do i
Robert Aliaj, Sabiani, Kejsi dhe Kristi

Keisi Medini është shumë e shqetësuar sesi do pritet lidhja e saj me Kristin, jashtë shtëpisë së BBV. Ajo ka qënë sot shumë e heshtur dhe e trishtuar për shkak të asaj që mund të mendojë babai i saj, Sabiani.

Këtë merak, ajo e ka ndarë me Kristin, e ky i fundit i tha që të mos shqetësohet pasi nuk po bën asgjë te keqe. Me shaka, Keisi imagjinoi një skenë ku Sabiani shkon dhe i kërkon llogari Robert Aliajt, për Kristin.

"Po mërzitem si të mos mërzitem. Unë e di që më kupton, është personi i parë që është suportuesi për çdo gjë që bëj. I mendoj këto gjëra, mendoj, jemi 24/7, na shikon tërë kohës. Të shkojë të kapi Bertin babi jashtë, ai djali jot, shko kapi veshin, s’ma le vajzën rehat."- thotë Keisi.


Video