Lidhja e re e Princ Lekës me fotografen zemëron Elia Zaharian, dalin në pah konfliktet mes tyre! Divorci aspak miqësor i ish-çiftit

13 January 2024, 17:45Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lidhja e re e Princ Lekës me fotografen zemëron Elia Zaharian, dalin
Elia Zaharia, Princ Leka dhe Blerta Celibashi

Elia Zaharia dhe Princ Leka janë në qendër të vëmendjes, pikërisht për ndarjen e tyre të bujshme. E teksa divorci nuk ka përfunduar ende, për Lekën, ka nisur tashmë një histori e re dashurie. Blerta Celibashi është vajza, që tashmë qëndron në krah të Princit, duke na lënë të kuptohet se lidhja e tyre është konsoliduar.

Por, ajo që u duk si një ndarje e paqtë, ka nisur të nxjerrë edhe detajet e para, që të lënë të mendosh se në fakt, divorci nuk paska qenë edhe aq paqësor. Pasi në rrjet u publikua lajmi se Leka dhe partnerja e tij e re kaluan vitin e ri së bashku në Budapest, ka reaguar edhe Elia. Së fundmi aktorja ka vendosur që ti “ndëshkojë” dyshen duke ua hequr “follow”- in në “Instagram”. Kaq ka mjaftuar që publiku të binden që tashmë e vetmja gjë që i lidh ish-çiftin është vajza e tyre, Geraldinë.

Lidhja e re e Princ Lekës me fotografen zemëron Elia Zaharian, dalin

Deri më tani, asnjë nga palët nuk ka folur rreth arsyeve që i çuan në këtë ndarje, por tashmë hapat e ndërmarrë mes tyre, sjellin në tablo më të qartë, duke na zbuluar se me lidhjen e re, mes Elias dhe Lekës nuk ka më asnjë lloj raporti, veç atij të prindërimit. Princ Leka ka lënë pas raportin me Elian, pasi një fotografe, disa vite më e re është edhe partnerja e re e Lekës, lidhje kjo që është shijuar larg vëmendjes së publikut.

Blerta Celibashi është emri i fotografes, që është parë shpesh herë nën shoqërinë e Princit.

Leka dhe Blerta janë kapur “mat” në aeroportin e Budapestit, ku edhe kanë zgjedhur që të kalojnë natën e ndërrimit të viteve, krejt të vetëm. Dyshja u shfaq në aeroport, teksa përpiqeshin t’u shpëtonin syve të kureshtarëve, megjithatë duket se nuk ia kanë dalë. Të vetëm, me valixhe në duar, dhe gjatë gjithë kohës bashkë, çifti i ri, ka zgjedhur të arratiset nga Shqipëria, në kulmin e thashethemeve për ta.

Nga ana tjetër, Elia ka zgjedhur ta kalojë natën e ndërrimit të viteve pranë familjes së saj, ku prej muajsh është rikthyer tashmë. Në rrjetet sociale, ajo publikoi foto me nënën, babain dhe vëllain e saj, ku natyrisht bashkë me ta ishte edhe Geraldina e vogël. Ndërkohë në rrjetet e tij sociale, Leka nuk preferoi të publikonte foto për të zbuluar se ku do t’i kalonte këto ditë festash. Arsyeja ishte pikërisht arratisja romantike me partneren e tij të re.

Lidhja e re e Princ Lekës me fotografen zemëron Elia Zaharian, dalin

Blerta prej vitesh është pjesë e aktiviteteve, por me rolin e saj si fotografe, mjaftojmë të kujtojmë këtu se ajo ka qenë një nga fotografet e Partisë Demokratike. Megjithatë, këtë herë, ajo është shndërruar në personazhin më të ndjekur, duke fituar një vëmendje të madhe, pasi historia e saj e dashurisë me Princ Lekës u bë publike. Nga ato që kemi mundur të mësojmë është se problemet mes çiftit, kanë nisur që para verës së vitit të kaluar.

Si Elia, ashtu edhe Princ Leka, muajt e fundit janë takuar vetëm për hir të Geraldinës, duke bërë rolin e prindit, dhe jo më të dy bashkëshortëve. Bëhet me dije se edhe pushimet e verës, dyshja i ka kaluar në konflikt e sipër, ndryshe nga pushimet e shkuara që jo vetëm që kanë realizuar disa udhëtime, por edhe kanë pozuar në rrjetet e tyre sociale të dy apo të tre së bashku. Dyshja ka nisur problemet e para rreth 6 muaj më parë dhe ka vendosur që gjithçka ta mbajë sa më diskret, duke preferuar që mos të përfshijë në këtë konflikt të tyren familjarë apo miqtë.

Shumë nga miqtë e Elias, nuk e dinin për këtë histori që po shkonte drejt një ndarjeje. Edhe sot, që dyshja pritet ti japë fund martesës ligjërisht, prapë miqtë e afërt të tyre pak dinë rreth arsyeve që i çuan drejt divorcit. Por, shkak i këtyre probleme nuk ka qenë historia e Blertën.



Video