“Lëre atë shtrigën, më merr mua”, Kiara tregon çdo të ndodhë me Instagramin e Luizit pas 6 majit

2 May 2023, 22:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Lëre atë shtrigën, më merr mua”, Kiara tregon
Kiara dhe Luizi

Instagrami i Luiz Ejllit ka krijuar një sërë debatesh në lidhje me faktin se kush e menaxhon, në fillim nga shoqja e tij Gena, më pas nga e motra e në fund me kërkesën e Top Channel për menaxhimin e tij, gjë që çoi deri në mbylljen e profilit.

Ka qenë Kiara ajo e cila pak ditë më parë ka hapur një profil të ri, të cilin në Fun Club-in e sotëm, ka deklaruar se do ta ketë në menaxhim deri në momentin që Luizi do të dalë nga shtëpia e BBVA të shtunën.

Ajo ka zbuluar edhe detaje në lidhje me mesazhet që vijnë në këtë profil, për njeriun e saj të zemrës.

“Vijnë shumë mesazhe nga e gjithë bota, ka edhe vajza që thonë çfarë e do atë Kiarën atë shtrigën më merr mua”, tha Kiara.

 

 


Video