Valbona Mema vendosi sot papritur largimin nga ‘Big Brother VIP Albania’, duke befasuar banorët vetë dhe publikun, që nuk e priste një gjë të tillë. U tha se këngëtarja e mori këtë vendim pasi motra e saj është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pasi doli nga shtëpia, Valbona përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram tha se familja është më e rëndësishme se sa një lojë.
“Fatkeqësisht rrugëtimi im përfundoi ktu. Familja është më e rëndësishme se një loje. Motra ime ka nevojë për mua pasi është e shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Më ngelet të them nga zemra faleminderit për të gjithë suportin që më keni dhënë. Ishte eksperienca më e bukur e jetës sime. Fitoftë më i miri. Mirënjohje pa masë për ju”, ishte mesazhi i saj postuar krahas një video.
Por nuk zgjati shumë dhe Valbona e fshiu mesazhin nga faqja e saj, veprim ky që ngriti shumë pikëpyetje mbi arsyet që e kanë shtyrë artisten ta bënte një gjë të tillë.
Pasi u njoftua për lajmin, Valbona la shtëpinë dhe u përshëndet vetëm me Luizin dhe Oltën. Banorëve u erdhi keq nga largimi i Valbonës dhe i thanë asaj se do vazhdojnë miqësi me të edhe jashtë dyerve të Big Brother Vip.