Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit. Dje ata zbuluan edhe lajmin që presin një djalë.
Por pas festës, Einxhel është përballur me një të papritur.

Ajo ka publikuar një “Instastory” ku bëri me dije se pas mesnatës, i është thyer një vazo që mbante një buqetë me lule.
“Larg syri i keq”, ka shkruar moderatorja.

Pas konfirmimit të shtatzënisë, Einxhel dhe Dagz folën në një intervistë ku kanë treguar se si e përjetuan familjarët e tyre lajmin e shtatzënisë. Familjarët e Dagz kanë “fluturuar” nga gëzimi, ndërsa Einxhel e ka pasur të vështirë t’ja thoshte lajmin babait të saj, i cili nuk e priste një fëmijë kaq shpejt.
“Kur e morën vesh prindërit kanë fluturuar nga gëzimi. Unë kam kohë që i them motrës kur do e bësh një fëmijë”, tha Dagz.