Kylie Jenner ndan fotot e rralla të djalit të saj

7 October 2022, 23:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kylie Jenner ndan fotot e rralla të djalit të saj
Kylie Jenner

Kylie Jenner ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në “Instagram” disa foto të djalit të saj 8-muajsh , me mbishkrim “Home”

Postimi i bukuroshes niste me një foto të saj e veshur me bikini në ngjyrë të zezë, e cila shfaqej e ulur pranë të birit në një shezlong pranë pishinës .

Ndërsa në një foto  tjetër shihet vajza e saj 4- vjecare Stormi , e veshur me atlete  të kombinuara me vëllain e saj të vogël.

Në episodin e fundit të “The Kardashians”, 25-vjecarja u shpreh se e quajti djalin e saj Wolf Webster, pasi nuk kishte menduar ende një emër për të voglin, dhe në momentin kur duhet të nënshkruante certifikatën e lindjes, ajo tha se ndjeu presion, duke pranuar më pas sugjerimin e motrës së saj, Khloe Kardashian.

“E vendosëm Wolf Webster në atë moment dhe menjëherë pasi nënshkrova certifikatën e lindjes, thashë: “Çfarë bëra?”- kujton ajo.

Kylie Jenner dhe Trevis Scott mirëpritën fëmijën e tyre të dytë më 2 shkurt,por megjithatë dyshja nuk e kanë zbuluar ende emrin zyrtar të djalit të tyre.


Video