Kush janë të ‘fortët’ nga Kosova që dhunuan Luigj Markun, i kishin bërë be që do ta kapnin (Video)

8 August 2022, 10:31Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kush janë të ‘fortët’ nga Kosova që dhunuan

Luigj Marku, 39-vjeç nga Kallmeti i Lezhës, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetin social Tik-Tok është dhunuar, gjatë një transmetimi “live” që ai po bënte me ndjekësit e tij.

Në momentin që është dhunuar, Marku ndodhej në një park. disa persona që e kanë dëgjuar i janë afruar dhe kanë nisur ta dhunojnë. Në këtë moment video “live” është ndërprerë.

Kush e rrahu Luigj Markun:

Mediat shkruajnë se është zbuluar identiteti i dy të rinjve shqiptarë që i dhanë një mësim Luigj Markut.

Bëhet fjalë për dy të rinj nga Kosova të cilët kanë gjurmuar Markun në kohën kur ka dalë live në llogarinë e tij në TikTok dhe e kanë dhunuar.

”Fitimi nga kosova ishte futur me kta live, gashi quhet ky mjekroshi, se kta jan si band kan gjith ato miliona, i shpenzojne kot dhe i kishin ber be qe do ta kapnin”.

Aleks Visha është u bë shqiptari më “i famshëm” në Angli pas fitores së bujshme në ‘LIVE’ në  TikTok me një arab ndaj të cilit mori më shumë se 24 milion pikë.

Mbrëmjen e djeshme me anë të një videoje Visha ka treguar personat të cilët dhunuan ekstremistin Luigj Markun. I famshmi i TikTok-ut tha se ata vajtën për tu sqaruar pse shanë myslimanët dhe ji për ta rrahur.

Si është gjendja shëndetësore e tij:

Dy miqtë e Markut me anë të një videoje kanë treguar se si është gjendja shëndetësore e tij, sipas tyre ai është në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në një park të Dublinit, teksa ekstremisti shante myslimanët Live. Rikujtojmë se Marku është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.

Kujtojmë se më 13 korrik, Luigj Marku është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit. Ndaj Luigj Markut është ngritur akuza për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.

Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete sociale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet në Irlandë./VoxNews


Video