Kush janë katër banorët e parë të ‘BBV3’

13 January 2024, 21:55Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush janë katër banorët e parë të ‘BBV3’
Gazetarja Ilnisa Agolli

Sot ka nisur nata e parë e edicionit të tretë të spektaklit të shumë pritur, Big Brother VIP Albania. Me Ledion Liçon në timonin e moderimit, mbrëmja e sotme premton të jetë mbushur me emocione,

Gazetari dhe moderatori Drini Zeqo ka qenë banori i parë i shtëpisë më të famshme.

Gazetarja Ilnisa Agolli dhe astrologia e njohur Meri Shehu janë dy banoret e tjera që kanë hyrë në shtëpinë më të famshme të ‘Big Brother Vip’. Vajzat kanë premtuar emocione, lojë, dinamika të ndryshme për aq kohë sa do të konkurrojnë në formatin e famshëm.

Rike Roçi është konkurrentja e katërt për edicionin e tretë të “Big Brother VIP”.

Ish-konkurrentja e Big Brother këtë herë do të hyjë me statusin VIP.

Ndryshe nga të tjerët ajo po qëndronte në lartësi, ndërsa në një lidhje direkte me studion kërkoi që të hynte sa më shpejt në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Me një vinç ajo po qëndron në lartësi, ndërsa temperaturat janë nën zero.

“Kam ngrirë. Më ulni poshtë se kam ftohtë. Kameramani më tha që Ledioni ka vendosur që të më lërë këtu”, tha ajo.

Sot ka nisur nata e parë e edicionit të tretë të spektaklit të shumë pritur, Big Brother VIP Albania. Me Ledion Liçon në timonin e moderimit, mbrëmja e sotme premton të jetë mbushur me emocione, surpriza dhe plot të reja në botën e televizionit shqiptar.

Gabriele Mezini

Roza Lati

Elvis Myrtaj

Gaz Ujkashi

Romeo Veshaj

Sara Gjordeni

Ledjona Xheladinaj

Vesa Smolica 

Heidi Baci



Video