Kundër lidhjes me Elhaidën? Mamaja e Ledianit shpjegon gjestin që bëri në finalen e "Dancing With The Stars"

8 January 2023, 08:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kundër lidhjes me Elhaidën? Mamaja e Ledianit shpjegon gjestin që

Një momenti i mamasë së Ledianit në natën finale të Dancing with the Stars ka tërhequr vëmendjen e mediave, teksa ajo u kap nga kamerat më e acaruar.

Ky gjest u interpretua si një kundërshti për lidhjen e Ledianit me Elhaidën. Por si qëndron e vërteta? Ka qenë vetë mamaja e Ledianit, Domenika Ndreca e cila ka sqaruar këtë veprim.

Në një prononcim për “Vip Magazine” ajo ka shpjeguar edhe reagimin e saj. Nëna e balerinit thotë se ajo reagoi në atë mënyrë për shkak të padrejtësisë që ju bë Elhaidës, e cila sipas saj e meritonte fitoren.

“Nuk është e vërtetë, reagimi ishte te padrejtësia që iu bë Elhaidës se ajo kërceu shumë bukur, e meritonte të fitonte. Elhaidën e puth fort”.


Video