Kunati i Luizit bën paqe me Kiarën, detaji që tërhoqi vëmendje në Instagramin e tij

8 May 2023, 18:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kunati i Luizit bën paqe me Kiarën, detaji që tërhoqi
Luizi, Kiara dhe Sokol Tahiri

Marrëdhënia mes Kiarës dhe Luizit është diskutuar shumë për ndodhitë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por edhe për ato jashtë.

Pas daljes për herë të dytë nga BBV, Kiara hapi një Instagram të ri për Luizin (me kërkesë të këtij të fundit), pas mbylljes së atij, që menaxhohej nga shoqja e këngëtarit.

Por menjëherë pas kësaj, kunati i Luizit, Sokol Tahiri, bëri një postim në Instagramin e tij ku u kërkohej fansave që të mos bënin  folloë tek adresa e re. Në këtë mënyrë, u aludu se mes Kiarës dhe familjarëve të Luizit marrëdhëniet nuk janë të mira.

Por duket se pas daljes së Luizit nga BBV, gjërat kanë ndryshuar, pasi tashmë ky postim është fshirë dhe nuk gjendet më në faqen e kunatit të këngëtarit.

Kunati i Luizit bën paqe me Kiarën, detaji që tërhoqi


Video