"Klevio më shkakton ankth dhe frikë"/ Prokuroria: Noizy duhet të kryejë testin psikologjik!

24 July 2023, 15:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Klevio më shkakton ankth dhe frikë"/ Prokuroria: Noizy
Noizy dhe Klevio

Është rikthyer sërish në vëmendje konflikti mes dy reperave të njohur, Noizyt dhe Klevios, ditën e sotme.

Ka qenë ky i fundit , i cili është njohur përmes avokatit të tij me një dokument, ku kërkohet kryerja e testit psikologjik të Noizyt.

Kjo pasi, Noizy e ka paditur Klevion se sjellja e tij në rrjetet sociale i ka shkaktuar ankth edhe frikë.

Në dokument shihet se prokuroria ka kërkuar caktimin e një psikologeje, që të kryejë vlerësimin e gjendjes psikologjike të Noizyt, duke iu përmbajtur disa pikave.

Dokumenti i marrë nga joq:

"Klevio më shkakton ankth dhe frikë"/ Prokuroria: Noizy

Sipas Kleviol Ahmetaj, nëse ato rezultojnë ashtu siç Noizy do, reperi nga Lushnja mund të përfundojë sërish në burg.

Megjithatë, reperi shprehet se është e palogjikshme, që t’i ketë shkaktuar ankth edhe frikë, pasi Noizy çdo ditë shihet në koncerte dhe shumë i lumtur.


Video