Luizi dhe Olta janë kundërshtarët më të fortë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania, por shpesh fansat i kanë konsideruar si një dyshe që shkojnë shumë me njëri-tjetrin.
Mbrëmë banorët e "Big Brother Vip" janë vendosur përballë një sfide që duhej ta bënin në çifte dhe fati u qëlloi që ata të dy të jenë bashkë. Olta dhe Luizi duhet që deri të martën të qëndrojnë brenda një bluze si një trup i vetëm.
Ata duhet të funksionojnë secili me nga një dorë dhe dorën që e kanë përbrenda bluzës duhet që mos ta përdorin fare sikur mos ta kishin patur.
E pasi vetëm gjatë natës lejohen që të flenë vetëm, pasditen e sotme Luizi ka dashur të flejë ndaj është dashur që të shtrihen në një shtrat dhe Olta ka pranuar, por kjo ishte një qudi për banorët që po i shohin kaq të afërt.
