Kiara i rikthehet historisë me Butrintin, fansat e ‘kryqëzojnë’

14 February 2023, 13:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kiara i rikthehet historisë me Butrintin, fansat e

Gjatë një bisede me Oltën, Kiara i është rikthyer sërish historisë me Butrintin.

Ajo ka treguar për dashurinë e saj të parë duke u shprehur se ka qenë një nga gjërat më të bukura që ka përjetuar.

Kiara: Ka qenë një nga gjërat më të bukura që kam përjetuar. Ka qenë hera e parë që unë kam përjetuar fluturat në stomak. Dhe ka qenë një person që unë realisht e fantazoja, qoftë për pamjen, për karrierën që kishte, për karakterin, e plotësonte fantazinë time. Kjo më bëri të bija shumë në dashuri. Por kjo ishte dhe gabim sepse e vuajta.

Mirëpo ky rrëfim i Kiarës nuk i ka pëlqyer fansave, të cilët e kanë kritikuar që i është rikthyer sërish kësaj historie, pasi banorja e ka përmendur disa herë.

"Booo prap Butrinti…",komenton një ndjekëse. "Aman sa here e ke thene e morem vesh… ja ajo tjetra i beri skip", shkruan dikush tjetër.

 


Video