Kiara i çon me dron mesazhin e koduar që i kërkoi Luizi, ja reagimi i këngëtarit shkodran (VIDEO+FOTO)

29 March 2023, 19:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kiara i çon me dron mesazhin e koduar që i kërkoi Luizi, ja
Luizi dhe droni

Kiara Tito ka surprizuar ditën e sotme të dashurin e saj Luiz Ejlli, duke i çuar një dron mbi shtëpinë e Big Brother Vip.

Droni mbante banderolën ku shkruhej "Të kam zemër, të dua, Kiara", teksa mbante dhe foton e dyshes nga puthja e dasmës brenda BBV-së.

Ky dron ka lumturuar pa masë Luizin dhe shihet nga reagimi i tij teksa e sheh kur ndodhet në verandë. Videon e reagimt të Luizit e ka postuar në InstaStory edhe Kiara duke konfirmuar se droni i është dërguar prej saj.

Duket se me anë të këtij droni, Kiara i çoi dhe një mesazh të koduar që nuk dihet nëse e ka mbajtur Luizi atë çka i ka thënë dikur apo jo. Këngëtari i ka thënë Kiarës kur ndodheshin të dy në BBV që të përdorë kodin “Të kam zemër”, nëse gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën e Big Brother.

“Kur të dalësh jashtë Kiar, në qoftë se jam ashtu siç e mendoj se jam jashtë …kur të jesh në Prime. Kam me pyt unë “Arbana a është Kiara aty”. “Po” thotë, edhe ti ke me fol. Kur të flitsh ke më më thanë “ Të kam zemër”. Nqs thu “të kam zemër” do me thënë se gjërat jashtë janë shumë mirë.”- i tha Luizi në atë kohë Kiarës.


Kiara i çon me dron mesazhin e koduar që i kërkoi Luizi, ja


Video