Jori Delli është banorja më e re që i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ajo ditën e sotme ka qenë në pjesën e grimit së bashku me Luizin, Maestron dhe Kiarën.
Gjatë bisedës, Jori tha se Luizi e Maestro kur të dalin nga BBVA do të bëjnë një këngë – do ta plasin gjithë Shqipërinë.
“Do bëjnë një këngë këta së bashku, do plasin gjithë Shqipërinë. Bombë Shqipëria fare”, u shpreh ajo.
Në anën tjetër, Tito shtoi: “Sezoni i verës full me koncerte”.
Konkurrentja e re më pas vuri Kiarën në siklet, ndërsa a përmendi ish-të dashurin, Butrint Imerin.
“Nuk ka më Butrint, ka vetëm Luiz dhe Maestro”, theksoi Jori.
Moderatorja ka folur disa herë brenda Big Brother-it për marrëdhënien që kishte me Butrintin, edhe pse tani ka nisur një lidhje të re dashurie me Luiz Ejllin.
E plasi bomben e pare Jori????????????
— S (@saraahbeh) March 5, 2023
Jori - Do te nxjerrin kenge keta do plasi e githe Shqiperia, ska me Butrinta ktu. #bbvipal pic.twitter.com/TbnLk5UVo2