Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Modelja Kjevina Kthella, ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania 2”. Ajo u përjashtua nga ky format, pasi e gjuajti me shuplakë Luizin, gjest për të cilin ajo ka kërkuar falje dhe është penduar tashmë.
Por, për një periudhë pas daljes nga BBV, ajo u zhduk nga rrjetet sociale, për shkak të komenteve negative që merrte nga fansat e Luizit.
Së fundmi, Kejvina ka bërë me dije se ndodhet në Afrikë, ku sipas pamjeve të publikuara në Instagramin e saj është duke kaluar një kohë mjaft argëtuese, mes njerëzve atje e kafshëve të egra.
“Hakuna Matata”, ishte mbishkrimi i Kejvinës krahas videos së publikuar.