“Do të të ndjek penalisht”, Dalina Buzi sherr me përdoruesen e TikTok që i vodhi videon: Më bullizoi

7 July 2022, 12:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Do të të ndjek penalisht”, Dalina Buzi sherr me
Xhorxhina Roci dhe Dalina Buzi

Dalina Buzi është përfshirë së fundmi në një debat online me një vajzë, përdoruese të TikTok.

Vajza me emër Xhorxhina Roci, akuzon gazetaren se i ka vjedhur dhe më pas ka përdorur një video të saj për ta bullizuar publikisht.

Roci përmes një letre publike dhe më pas një videoje kritikon Buzin duke e cilësuar edhe “roje të rrjeteve sociale”, “gazetare delirante”, etj.

Dalina Buzi nga ana tjetër ka reaguar përmes një videoje ku pranon se ka marrë videon dhe më pas e ka fshirë, pasi e kupton që vajza mund të ndjehet e bullizuar.

Në fund gazetarja pa i kërkuar ndjesë vajzës i kërkon që të jetë më pozitive.

Nëse kërkojmë në Google për emrin e Xhorxhinës, shohim se ajo nuk është një vajzë krejt e panjohur. Një vit më parë ajo ka qenë e ftuar te emisioni i Rudina Magjistarit, ku ka folur për periudhën e vështirë kur tentoi t'i jepte fund jetës për shkak të bullizimit.  

Për më shumë ndiqni videot e mëposhtme.

 

 

 


Video