Kate Middleton u diagnostikua me kancer, reagojnë Harry dhe Meghan

23 March 2024, 10:40Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kate Middleton u diagnostikua me kancer, reagojnë Harry dhe Meghan

Pavarësisht gjithçkaje, Harry dhe Meghan kanë bërë një reagim për Princeshën Kate pas njoftimit se po i nënshtrohej trajtimit për kancer.

“I urojmë Kate një shërim të shpejtë dhe shpresojmë që ata ta bëjnë këtë privatisht dhe në paqe”, thanë Princi Harry dhe Meghan Markle në deklaratën e tyre.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it sipas raporteve të shtypit britanik folën edhe privatisht me çiftin mbrëmë.

Sipas të njëjtave burime, Harry dhe Meghan e morën vesh për gjendjen shëndetësore të Kate në të njëjtën kohë që e mori vesh gjithë bota.

Nuk dihet nëse komunikimi i tyre ka qenë me telefon, video apo disa mesazhe mbështetjeje.

 


Video